Connect with us

Shqipëri

Shqipëri, urdhër-ndalimi për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni

Publikuar

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, e cila u pezullua nga detyra.

Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës, shkruan Balkanweb.

Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar.

Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.

Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja e News24 Klodiana Lala.

Sakaq, aksioni blic nisi në orën 7:30, ndërsa operacioni vijon ende, ku aktualisht po ushtrohen kontrolle.

Kujtojmë se një tjetër precedent u krijua dhe me rastin e Bashkim Gazidedes, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 97, por për çështje të tjera, siç ishin trazirat e vitit të mbrapshtë./BW

NA NDIQ NË FACEBOOK