Connect with us

Lajme

Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, Mexhiti: Vazhdojmë…

Publikuar

Në lagjen Sahat Kulla në Çair ka nisur asfaltimi i një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej rreth 850 metra katrorë.

Përmes një postimi, kreu i Çairit, Izet Mexhiti, bëri të ditur se punimet janë pjesë e aktiviteteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të qytetit.

Sipas Mexhitit, objektet në këtë zonë tashmë janë të lidhura me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa paralelisht po bëhet edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër.

“Sot ishim në lagjen Sahat Kulla, ku pamë nga afër asfaltimin e një pjese të rrugës ‘Remzi Hoxha’, me sipërfaqe prej 850 m²”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka paralajmëruar se pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë, do të vazhdohet me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje.

“Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, përfundon Mexhiti.

NA NDIQ NË FACEBOOK