Connect with us

Maqedoni

Skandal në Radikë – kapet duke hedhur thasë me mbeturina në lumë

Publikuar

Një rast i rëndë i ndotjes së mjedisit është denoncuar në lumin Radika, në afërsi të Dibrës.

Shoqata Sportive e Peshkimit “Trofta” nga Dibra publikoi në rrjetet sociale një video ku shihet një person duke ndaluar me automjet në një urë mbi lumin Radika.

Sipas pamjeve, personi nxjerr nga automjeti thasë dhe kuti të mbushura me mbeturina, të cilat më pas i hedh direkt në lumë.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa rasti rikthen shqetësimin për ndotjen e lumenjve dhe dëmtimin e mjedisit në këtë zonë.

NA NDIQ NË FACEBOOK