Connect with us

Lajme

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Publikuar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndalur përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës, duke i hapur rrugë rikthimit të çmimeve të tregut në pikat e shitjes në Kosovë.

Vendimi vjen pas një periudhe të zgjatur të rregullimit të çmimeve pas luftës së Lindjes së Mesme, përmes së cilës MINT-i kishte përcaktuar çmimet maksimale për derivatet e naftës në vend.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se baza ligjore parashikon që çmimi maksimal të përcaktohet për një periudhë deri në 90 ditë, ndërsa ministria e kishte zgjatur këtë periudhë deri në 150 ditë.

Sipas saj, gjatë periudhës së rregullimit të çmimeve, operatorët ekonomikë nuk kanë realizuar domosdoshmërisht fitime të larta, pasi në periudha të caktuara kanë operuar me marzha minimale, madje edhe pa fitim.

Me përfundimin e kësaj mase, çmimi i derivateve do të përcaktohet tashmë nga vetë tregu. Kompanitë do të kenë mundësi t’i përshtatin çmimet në bazë të kostos së importit, sasisë së derivateve të importuara dhe marzhës që përcaktojnë për shitje.

Sipas ministres në detyrë, çmimet do të jenë rezultat i kushteve të tregut, ndërsa roli i ministrisë do të jetë monitorimi i lëvizjeve të tyre.

“Udhëzimi administrativ e përcakton që çmimi mund të përcaktohet deri në 90 ditë, ne kemi vazhduar deri në 150 ditë. Këtu dua t’i falënderoj edhe përfaqësuesit e operatorëve, për shkak se ka pasur në njëfarë forme një mirëkuptim, se gjatë gjithë kësaj periudhe, përkundër se mund të mendohet se operatorët ekonomikë apo naftarët kanë pasur fitime, ata kanë operuar me marzhë minimale ose pa fitim fare në një periudhë të caktuar kohore kur maskohej. Ne tashmë, sipas bazës ligjore, prej ditës së sotme, e kemi ndalur përcaktimin e çmimit maksimal. Në ditët në vijim do të bëjmë një monitorim të afërt të çmimit. I kemi njoftuar, kemi pasur takim edhe me shoqatën e naftarëve, përfaqësuesit e importuesve më të mëdhenj. Është çmimi i tregut, po, është çmimi i tregut sipas sasisë së importuar dhe marzhës që ata e përcaktojnë. Por, kjo është nën monitorim të afërt, ne jemi dashur ta kemi këtë hapësirë kohore, në të cilën e bëjmë një pauzë nga përcaktimi”, deklaron ajo.

Lajme8 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni36 minutes ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni36 minutes ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni1 hour ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë2 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni2 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni2 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë2 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme2 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni2 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

Kosovë2 hours ago

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi

NA NDIQ NË FACEBOOK