Connect with us

Lajme

Shasivari pranë ambasadores amerikane: Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në burgje

Publikuar

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në burgje është një nga prioritetet në reformën e sistemit penitenciar, tha ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, në Konferencën Rajonale “Krimi i organizuar në burgje – forcimi i integritetit, kapaciteteve të inteligjencës dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, ku mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në vend, Nicole Varnes.

“Rrjetet kriminale nuk njohin kufij. Ato komunikojnë përtej kufijve, shfrytëzojnë dobësitë e institucioneve dhe i ndërlidhin aktivitetet e tyre në disa shtete. Prandaj, edhe përgjigjja jonë duhet të jetë rajonale. Na nevojitet shkëmbim më i shpejtë dhe më efikas i informacionit të inteligjencës, koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, vlerësime të përbashkëta të rreziqeve të sigurisë dhe korrupsionit, si dhe ndërtim i përbashkët i kapaciteteve të sistemeve tona penitenciare”, porositi ministri Shasivari.

Gjatë periudhës së kaluar, shtoi ai, janë ndërmarrë masa konkrete për forcimin e sistemit – janë punësuar 100 persona të rinj zyrtar, janë vendosur trajnime të specializuara kundër korrupsionit dhe janë formuar njësi për inteligjencën e burgjeve në Idrizovë, Shtip, Prilep dhe në Burgun e Shkupit.

“Paralelisht, punohet në profesionalizimin e menaxhimit të sistemit të burgjeve përmes përgatitjes së ndryshimeve ligjore, me të cilat pozitat drejtuese në policinë e burgjeve duhet t’u besohen profesionistëve me përvojë nga vetë sistemi. Në pjesën e përmirësimit të kushteve, janë siguruar 25 milionë euro për ndërtimin e objekteve në SHNK Idrizovë, në kuadër të projektit me vlerë prej 46 milionë euro, me qëllim të krijimit të kushteve më të sigurta dhe më të përshtatshme, në përputhje me standardet evropiane, tha ministri i Drejtësisë.

Shasivari, theksoi se forcimi i probacionit dhe mbikëqyrja elektronike janë pjesë e rëndësishme e politikës moderne penitenciare. Në vitin 2025 është shqiptuar aktgjykimi i parë për dënim me burgim shtëpiak me mbikëqyrje elektronike, ndërsa deri më tani janë marrë 11 vendime gjyqësore për zbatimin e kësaj mase.

“Asnjë shtet nuk mund të përballet i vetëm me krimin e organizuar. Na nevojitet shkëmbim më i shpejtë i informacionit të inteligjencës, koordinim më i mirë dhe ndërtim i përbashkët i kapaciteteve. Siguria e rajonit tonë është përgjegjësi e përbashkët”, theksoi ministri Shasivari.

Lajme14 minutes ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni44 minutes ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni2 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë2 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni2 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri2 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni3 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota3 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme3 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme3 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme3 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme3 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

NA NDIQ NË FACEBOOK