Connect with us

Maqedoni

Pushimet dhe qëndrimet në hotel më të shtrenjta: Çmimet rriten 3,7% në një vit

Publikuar

Çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoninë e Veriut janë rritur me 3,7 për qind në gusht 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, krahasuar me korrikun e këtij viti, çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur me 0,6 për qind.

Rritja është vërejtur gjatë gjithë vitit. Në periudhën janar–gusht 2026, çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur mesatarisht me 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ndërkaq, në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, deri në gusht çmimet janë rritur me 1,3 për qind.

NA NDIQ NË FACEBOOK