Maqedoni
Përleshje në aeroportin e Shkupit: Sherr masiv para udhëtarëve në terminal

Kaos në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike para syve të udhëtarëve.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa pamjet e incidentit po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Në video shihet një grup personash duke u përplasur në hapësirat e terminalit të pasagjerëve. Në një moment situata përshkallëzohet në shtyrje dhe përleshje fizike.
Rreth tyre ndodhen udhëtarë të shumtë, disa prej të cilëve ndalojnë për të parë se çfarë po ndodh.
Për momentin, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkakun e përleshjes apo nëse ka persona të lënduar.
















