Lajme
“Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhshëm”

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theskosi se pagat e mësuesve do të kenë rritjen e re në mars 2027 dhe se kjo është e sigurt dhe në përputhje me marrëveshjen e arritur me Sindikatën e arsimit.
– Sepse më parë kishte nënshkrime marrëveshjesh, kontrata — do të ketë, nuk do të ketë, kishim edhe grevë. Në këtë rast ata janë të sigurt, nuk duhet të mendojnë për pagat, pagat do të rriten çdo vit. Vitin e ardhshëm në mars përsëri do të rriten pagat e mësuesve, shtoi Janevska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Shkollën Fillore „Ljuben Lape“ në Aerodrom.
















