Lajme
‘Ora vazhdon’, djali i Flora Brovinës: Të vazhdojmë të unifikuar për të forcuar shtetin dhe kombin!

Në ceremoninë përkujtimore, Begu tha se poezia e nënës së tij ‘Ora Vazhdon’ përmbledh më së miri atë që Flora Brovina ka dashur.
“Kur i dëgjon gjithë këto fjalë, normal gjen forcë. Në emër të familjes, ju shprehu juve të gjithëve ngushëllime, si bashkëpunëtorë të saj, shokë të idealit. Unë kam vetëm një fjalë, poezia e saj e përmbledh më së miri, Ora Vazhdon. Ta vazhdojmë bashkë, të unifikuar rrugën tonë për të forcuar shtetin dhe kombin, dhe besoj se është mënyra më e mirë për të shpërblyer jo vetëm punën e saj, por edhe të brezave që kishim, dhe ta kurorëzojmë lirinë tonë në mënyrën më të mirë”, tha Begu.
Ai shtoi se forcën do ta shndërrojnë në udhërrëfim se si duhet punuar bashkë për paqen, për vendin.
















