Lajme
Nuhi Aliu: Në 5 vitet e ardhshme pritet rritje e pagave dhe shpresë për kthimin atyre që kanë ikur jashtë

Afaristi Nuhi Aliu, në emisionin “Pas Numrave”, tha se pret që në pesë vitet e ardhshme të ketë nivelizim të të ardhurave të punëtorëve me ato të vendeve evropiane.
Sipas tij, ulja e dallimeve në të ardhura mund të ndikojë edhe në kthimin e qytetarëve që janë larguar jashtë vendit, ndërsa hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e produktivitetit do të kontribuojnë në rritjen e të ardhurave.
Aliu shprehu optimizëm për një stabilizim ekonomik në pesë vitet e ardhshme, duke shtuar se rritja e të ardhurave do t’ua mundësojë qytetarëve të blejnë më lehtë banesa.














