Lajme
Nuhi Aliu: Komunat duhet të rrisin dhe mos ti vonojnë lejet për ndërtimin e banesave

Institucionet e nivelit lokal, gjegjësisht komunat, duhet ta bëjnë punën e tyre dhe të rrisin numrin e lejeve për ndërtim, në mënyrë që të rritet oferta, e cila drejtpërdrejt mund të ndikojë në uljen e çmimeve të banesave.
“Ne jemi ekonomi e tregut dhe në treg çmimet formohen varësisht nga oferta dhe kërkesa. Gjithashtu, duhet të merret parasysh edhe rritja e çmimeve të taksave komunale që ndërtuesit paguajnë në komuna” – u shpreh Nuhi Aliu në emision Pas Numrave në Tvm2.











