Connect with us

Maqedoni

Mexhiti: Shkollat fillore në Çair pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja

Publikuar

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, vizitoi SHF “Hasan Prishtina” dhe uroi nxënësit për 1 Shtatorin.

Mexhiti njoftoi se këtë vit shkollat fillore të komunës do të pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja. Sipas tij, së bashku me donacionin e vitit të kaluar, janë siguruar gjithsej 2.000 karrige dhe 1.000 banka, duke rinovuar rreth 60% të inventarit shkollor.

Ai falënderoi kompaninë Eftinija për donacionin, ndërsa nxënësve iu shpërndanë edhe pako me mjete shkollore.

NA NDIQ NË FACEBOOK