Lajme
Mexhiti e Kasami të parët urojnë Kurtin për zgjedhjen e Qeverisë së katërt
Publikuar
para 3 ditëshmë

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe formimin e Qeverisë së tij të katërt, raporton ZYRTARE.net
Mexhiti dhe Kasami, përmes një reagimi të përbashkët, e kanë cilësuar Kurtin mik dhe kanë shprehur pritshmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“E uroj mikun tim Albin Kurti për rizgjedhjen si Kryeministër i Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Ata theksuan se në periudhën e ardhshme dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë në projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe në ndërtimin e së ardhmes evropiane të rajonit.
“Institucionet stabile të ndërtuara mbi vullnetin e sovranit janë garancioni më i mirë për qeverisje të përgjegjshme, të guximshme dhe të vendosur për të ndërtuar shtetin mbi themele të fuqishme dhe të qëndrueshme”, shkruajnë Mexhiti dhe Kasami.
Në reagimin e tyre, dy bashkëkryetarët e VLEN-it kanë shprehur gjithashtu mbështetje për Kosovën në lidhje me proceset që lidhen me luftën çlirimtare dhe Gjykatën Speciale në Hagë.
“Historia njeh shumë raste kur ligji është përdorur për të marrë vendime kundërthënëse, por asnjë vendim i politizuar nuk mund ta fshijë një të vërtetë historike dhe asnjë autoritet nuk mund ta zhbëjë me një akt juridik atë që një popull e ka fituar me vetëmohim e sakrifica”, thuhet në reagim.
You may like

Aksioni i Drejtorisë Tatimore (DAP) në Tetovë zbraz rrugët nga taksistët

Sulejmani: Rritet interesimi për arsimin profesional, këtë vit mbi 10.800 nxënës të regjistruar

Mexhiti: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së

Një natë para vendimit në Hagë, Kasami në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Muharrem Shaljani emërues i përbashkët i vetëdijes tonë kolektive kombëtare

Revizioni zbulon keqpërdorime në EMV: Është blerë motor gazi 2.5 milionë euro, por nuk është përdorur




SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

Aksioni i Drejtorisë Tatimore (DAP) në Tetovë zbraz rrugët nga taksistët

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë

Sulejmani: Rritet interesimi për arsimin profesional, këtë vit mbi 10.800 nxënës të regjistruar

Mexhiti: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

Një natë para vendimit në Hagë, Kasami në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Limaj: Nesër shpallësi i Pavarësisë në bankën e të akuzuarve, sepse dikur mori guximin t’i hyjë luftës

Video e rrallë: Thaçi, Veseli, Limaj e të tjerët bashkë si kurrë më parë

