Connect with us

Maqedoni

Mbi 80 institucione, nuk ia kanë dërguar Avokatit të Popullit të dhënat për përfaqësim etnik

Publikuar

më

Mbi 80 institucione shtetërore nuk i dorëzojnë tek Avokati i Popullit të dhënat për përkatësinë etnike të të punësuarve për vitin 2025. Zyra e Avokatit të Popullit, sqaron për Alsat se u është dhënë afat deri në fund të muajit, pas çka do të fillojnë me përgatitjen e raportit.

“Procesi i mbledhjes së të dhënave ende nuk ka mbaruar. Për momentin ka edhe mbi 80 institucione të cilat nuk kanë dorëzuar të dhëna nga numri i përgjithshëm rreth 1.300. Po kryhen verifikime të disa të dhënave që janë dorëzuar dhe deri në fund të muajit është afati i fundit për dorëzimin e të dhënave të kërkuara. Pastaj do të përgatitet raporti”, thonë për Alsat nga Avokati i Popullit.

Vijon procesi i mbledhjes së të dhënave për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Mbi 80 institucione nuk kanë dorëzuar të dhënave për përfaqësimin etnik
Të dhënat e raportit të Avokatit të Popullit për përfaqësimin etnik gjatë vitit 2025 janë me rëndësi të veçantë, pasi iu referohen periudhës kur pas shfuqizimit të balancuesit, nuk ka asnjë mekanizëm ligjor në fuqi, që obligon apo detyron institucionet të punësojnë sipas etnisë.

Raporti i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit, duhet të japë pasqyrë më të qartë nëse mungesa e këtij mekanizmi ka disbalancuar strukturën e përkatësisë etnike nëpër institucione, duke e pasur parasysh se tanimë dy vite kriteri etnik nuk merret fare parasysh nëpër konkurset publike për punësim në administratë.

Ndërkohë ligji që do të duhej të rregullonte çështjen edhe pse nuk parashikon kuota të sakta për punësimin e etniteteve, ashtu siç parashikonte balancuesi, mbetet i bllokuar në Kuvend, pasi shumica parlamentare nuk i ka numrat e nevojshme të Badenterit.

Ndërkohë që çështja është temë debati tanimë për disa vite, javën e kaluar deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, zbuloi një rast eklatant të keqpërdorimit të përkatësisë etnike. Sipas tij, drejtori aktual i Agjencisë për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, Petar Gajdov kur ka hyrë fillimisht në këtë institucion është punësuar si shqiptar, ndërsa më pas ka ndërruar kombësinë.

“Ju jeni shqiptar deri në moment kur duhet të konkurroni për drejtor të institucionit. Përpara se të konkurroni drejtor të institucionit jepni deklaratë në noter, ja deklarata.. në të cilin thoni se unë Petar Gajdov me numër amëz nga Shkupi, i punësuar në Agjencinë për Mbrojtjen e Qasjes së Lirë në Informata me Karakter Publik, në vendin punës ndihmës-udhëheqës në Sektorin për Çështje Administrative dhe të Përgjithshme, me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale deklaroj se për momentin kur e jap këtë deklaratë, e ndjej veten si maqedonas me vetëdije kombëtare maqedonase dhe i përkas popullit maqedonas”, deklaroi Oliver Spasovski, Deputet i LSDM-së më 17.09.2026.

Shembuj të këtillë, ndër vite ka pasur me qindra ku për të arritur te një vend pune, qytetarët janë deklaruar rrejshëm për përkatësinë etnike. Me ligjin e ri, çështja e deklarimit të përkatësisë do të jetë në bazë vullnetare, ndërsa kombësia do të llogaritet sipas gjuhës së dokumentit personal. Megjithatë, edhe kjo mënyrë nuk është garanci se qytetarët nuk do të mund të vazhdojnë me praktikën e vjetër.

Sipas të dhënave të fundit të Avokatit të Popullit për vitin 2024, shqiptarët në administratë janë të përfaqësuar me 22,3%, ndërsa maqedonasit me 71%. Megjithatë, këto numra janë të kohës kur ka ekzistuar “Balancuesi”. /Alsat.mk

Maqedoni18 minutes ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri48 minutes ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme2 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni3 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri3 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme5 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni6 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri6 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme7 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni9 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri9 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme10 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

NA NDIQ NË FACEBOOK