Shqipëri
”Mbështetje dypartiake në SHBA për Thaçin”, Grenell: Tani presim vendimin e Hagës

Ish-i dërguari i posaçëm i Trumpit, Richard Grenell, ka deklaruar se më 16 shtator Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë vendimin në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe se për këtë të fundit në ShBA ka mbështetje dypartiake.
Grenell shkroi se Thaçi “ka qenë në burg për gjashtë vjet”, pasi, sipas tij, ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë Jack Smith e arrestoi teksa udhëtonte drejt Uashingtonit për negociatat me Trumpin.
Ai tha se çështjet e Smithit në SHBA kanë dështuar të gjitha, ndërsa kjo në Hagë është e fundit që i ka mbetur.
Reagimi i Grenellit vjen pas marshit të mbajtur të shtunën në Prishtinë, ku mbi 100 mijë qytetarë i bënë thirrje Gjykatës Speciale me seli në Hagë që të lirojë ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.



















