Connect with us

Lajme

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Rinia po tregon se e duan vendin e tyre

Publikuar

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur mirënjohje për rininë e Kosovës, e cila, siç tha ai, përmes protestave të shumta për çlirimtarët po tregon sa shumë e duan vendin.

Para mediave, Lushtaku tha: “Rinia, jo vetëm e komunës sonë, por rinia anë e mbanë Kosovës edhe jashtë trojeve shqiptare tregon se e duan Kosovë, e respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e vendit”.

Në Skenderaj, nxënësit po protestojnë në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK