Connect with us

Lajme

Limani: Me nxënësit e klasave të para për siguri më të madhe në trafik

Publikuar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar për organizimin e një aktiviteti sensibilizues me nxënësit e klasave të para, në bashkëpunim me shkollat fillore dhe Policinë.

Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve për sigurinë në komunikacion dhe respektimin e rregullave të trafikut që në moshë të hershme.

Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me rregullat themelore të sjelljes dhe lëvizjes së sigurt në rrugë, ndërsa përmes materialeve edukative iu shpjegua rëndësia e respektimit të rregullave të komunikacionit.

Me këtë rast, Komuna e Gostivarit u shpërndau nxënësve fletushka informative dhe jelekë reflektues, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre gjatë lëvizjes në rrugë./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK