Lajme
Limaj: Me dinjitet ta presim nesër vendimin, luftën tonë s’do ta njollosë asgjë dhe askush

Fatmir Limaj, në lidhje direkte me Kosova Live, ka folur për verdiktin ndaj ish-krerëve të UÇK’së, që pritet të jepet nesër në Hagë.
Limaj, ka thënë se lufta dhe liria nuk mund të njolloset nga askush.
‘’Pres që qytetarët e Kosovës, me dinjitet nesër të presin vendimin. Duhet ta gjithë, liria dhe lufta çlirimtare është e pastër dhe askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë, sepse ne vetë nuk e kemi njollosur’’, ka thënë Limaj.





















