Connect with us

Kosovë

Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi në New York: Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, luftëtarë të Batalionit Atlantiku, shtetas amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Në ceremoninë përkujtimore, Kurti ishte i shoqëruar nga familja Bytyqi, kryebashkiakja e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

Kurti e cilësoi sakrificën e vëllezërve Bytyqi si një nga dëshmitë e përkushtimit të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara ndaj Kosovës.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, shkroi Kurti.

Duke iu referuar rrëfimit të Ilir Bytyqit, Kurti përmendi burgosjen e tre vëllezërve, transferimin e tyre, torturimin dhe vrasjen, ndërsa trupat e tyre më pas u gjetën në varre masive.

Sipas Kurtit, rasti i vëllezërve Bytyqi mbetet një çështje që lidhet me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe me mungesën e përgjegjësisë penale, edhe 27 vjet pas vrasjes së tyre.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, u shpreh ai.

Kurti tha se Kosova, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmetin Bytyqi.

Në fund, kryeministri shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen ndaj Kosovës gjatë periudhës së luftës.

“Lavdi vëllezërve Bytyqi! Mirënjohje të përhershme Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mërgatës sonë, që në ditët më të vështira qëndruan krah Kosovës”, përfundoi Kurti.

Maqedoni13 minutes ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni31 minutes ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri43 minutes ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota46 minutes ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota55 minutes ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni1 hour ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

Bota1 hour ago

A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump

Maqedoni1 hour ago

Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet

Lajme2 hours ago

Pas shtyrjes për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Maqedoni3 hours ago

Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës! Sekuestrohen mbi 300 kg kokainë, MPB-ja dhe DEA amerikane ndihmojnë në operacion

Shqipëri4 hours ago

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

Lajme5 hours ago

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

NA NDIQ NË FACEBOOK