Connect with us

Lajme

Kurti: Parku i Erës në Zatriq, investim 106 milionë euro

Publikuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është përuruar Parku i Erës në Zatriq, një investim prej 106 milionë eurosh.

Kurti ka thënë se parku, me 12 turbina nga 6.1 megavatë, pritet të prodhojë rreth 185 GWh energji të pastër në vit, duke mbuluar nevojat vjetore të rreth 45 mijë familjeve.

Sipas tij, nga ky kapacitet Kosova pritet të kursejë mbi 27 milionë euro në vit.

Ai ka falënderuar kompaninë EV Wind Park, si dhe partnerët Çalık Renewables dhe Eurokos Holding, për realizimin e projektit.

NA NDIQ NË FACEBOOK