Kosovë
Kurti në fjalimin e tij përmend disa herë Apelin, lë të kuptohet se nuk do të ndërmerret asgjë për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale, përkatësishs trupi gjykues nën drejtimin e gjyqtarit Smith, sot ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj 4 ish krerëve të UÇK-së duke i dënuar me burgim nga 25 vite Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vite burgim Kadri Veselin dhe 13 vite burgim Rexhep Selimin.
Pas shqiptimit të dënimit përmes një video në Facebook ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili e ka cilësuar dënimin të padrejt dhe ndëshkim të rëndë.
Kurti kishte qenë në të kaluarën kundërshtar i Gjykatës Sepciale, madje sa ishte në opozitë bënte thirrje për zhbërjen e saj.
Por sot nuk e përmendi një opsion të tillë duke thënë se ky aktgjykim duhet të përmirësohet në Apel, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kurti përmes përmendjes së Apelit la të kuptohet se nuk planifikojnë zhbërjen e kësaj gjykate përmes Kuvendit të Kosovës, institucionit që e krijoi atë.


















