Connect with us

Kosovë

Krasniqi pas protestës: Do të dalim prapë, të mos ndalemi derisa drejtësia të vihet në vend

Publikuar

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së sotme kundër dënimeve në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Dolëm mbrëmë, dolëm sot në mesditë, do të dalim prapë edhe shumë herë tjera për ta kundërshtuar padrejtësinë e paskrupullt të Gjykatës së Hagës”, shkroi ai në Facebook.

Krasniqi iu bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë protestat, pa dallime.

“Është koha jonë, e secilit prej nesh, pa dallim, të dalim dhe të protestojmë. Të mos ndalemi.Zëri ynë duhet të dëgjohet çdo ditë, derisa drejtësia të vihet në vend.

UÇK-ja ishte lufta e një populli për liri, prandaj mbrojtja e së vërtetës së saj është mbrojtje e vetë lirisë sonë.

Shihemi përsëri në sheshin e lirisë”, shkroi ai.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK