Connect with us

Uncategorized

Komuna e Aerodromit 7.500 uniforma falas për të gjithë nxënësit

Publikuar

Komuna e Aerodromit edhe këtë vit ka siguruar 7.500 uniforma shkollore falas për nxënësit, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shkollat fillore deri më 20 shtator.

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, sot vizitoi nxënësit e SHFK “Gjorgjija Pulevski”, ku personalisht u shpërndau uniformat falas. Çdo komplet përfshin dy bluza polo, dy bluza me mëngë të gjata dhe një duks.

Ky veprim synon krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë nxënësit dhe lehtësimin e shpenzimeve për familjet në prag të vitit të ri shkollor.

Ndërkohë, ky shembull ngre edhe një pyetje për komunat shqiptare, të cilat deri tani nuk kanë prezantuar masa apo projekte të ngjashme konkrete për të ndihmuar nxënësit dhe prindërit me fillimin e vitit të ri shkollor. Teksa një komunë ndan mijëra uniforma falas, mbetet për t’u parë nëse edhe komunat shqiptare do të dalin me iniciativa konkrete në mbështetje të arsimit dhe familjeve.

NA NDIQ NË FACEBOOK