Connect with us

Shqipëri

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

Publikuar

Në baret dhe restorantet në të gjithë vendin dëgjojmë muzikën e këngëtarëve të preferuar, ndërsa në ekran shikojmë filmat që na ngjallin nostalgji, por ndërsa vlerësohen nga publiku, artistët nuk përfitojnë nga e drejta e autorit.

Për këtë qëllim, grupet e interesit paraqiten shqetësimet dhe propozimin e tyre në mbledhjen e sotme të Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

Komisioni shqyrtoi ndryshimet e propozuara në pr/ligjin “Për të drejtat e autorit”, bërë nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që Evis Kushi u tërhoq nga propozimi i saj.

“Sot aktorët, këngëtarët, artistët, shkrimtarët, nuk kanë arrritur të marrin para nga përdorimi i veprave të tyre sepse kemi çaluar si sistem”, u shpreh Ina Zhupa.

Drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit vuri në dukje se shpesh materialet e Arkivit keqpërdoren sidomos në rrjetet sociale dhe mungesa e rregullatorëve bën të vështirë mbrojtjen e të drejtave të autorit.

“Problemi nuk është te mënyra si e japim ne materialin, problem është te ata që duan te keqpërdorin materialin, nuk zbatohet moshedhja e materialeve në rrjeteve sociale. Web nuk e respekton punën. Ajo është punë unike, kur është xhiruar Kamza me vreshta, ajo punë është kopje unike e disa njerëzve që kanë bërë punën e tyre mes shumë vështirësive. Videot tona nuk hiqen dot direkt, bëhen edhe kërcënime personale dhe familjare. Na ndihmoni ta kemi këtë përkrahje”, tha drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, Eljan Tanini.

Projektligji që ka bërë bashkë mazhorancën dhe opozitën u diskutua edhe me raste konkrete. Nënkryetari Erjon Malaj përmendi babanë aktor, duke vlerësuar projektligji një detyrim për të gjithë ata që kanë kontribuar në artin shqiptar.

“Për mua është ligj i veçantë sepse jam rritur me vështirësitë që hasin artistët, duke qenë djalë i dy artistëve e di shumë mirë çfarë do të thotë që vlera jote të njihet më shumë moralisht sesa financiarisht. Fakti që jemi këtu sot më jep shpresë që do të lajmë atë borxh të vjetër që ne kemi ndaj tyre. Unë e di që ju haseni me vështirësi të madhe, di t’ju them që ken inga ne të gjithë mbështetjen. Duhet të kemi një ligj shumë ezaurues. E drejta e autorit ndër vite është nëpërkëmbur”, u shpreh Erion Malaj.

“Bashkëndaj qëndrimin e nënkryetarit. Petrit Malaj ka dhënë për kinematografinë shqiptare. Filmat e tij shikohen, transmetohen, por nuk merr as 5 lekë të vjetra. Edhe gjobat janë qësharake. Baret dhe restorantet thonë më mirë të paguaj gjobën se sa tarifën për të drejtën e autorit. Pjesë digjitale ka nevojë për rregullim”, tha kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa.

Në mbledhje u përmend dhe ligji i ri për kinematografinë, që pritet të trajtohet më gjerë në mbledhjet e radhës në praninë e grupeve të interesit.

“QKK po punon pë ligjin për kinematografinë dhe audioviziualin. A keni ju elementë që mendoni se mund të shtohen? E dyta ka të bëjë me të ardhurat e qendrës dhe autorëve. Si e shihni ju me këtë ligj dhe a mendoni se ka hapësira për përmirësim”, tha Zhupa.

“QKK me ligjin e ri e parashikon administrimin. Vetë qendra të jep të drejtën e transmetimit. Mendoj që e mbron”, u shpreh juristja Juela Dollapaj.

“Shqetësimet që ngrenë kolegët janë të drejta. Është një ligj inovativ që adreson të drejtën editorial. Ligji adreson krijimin e një strukture dhe procedurat për të adresuar përdorimin e paligjshëm”, u shpreh drejtoresha e Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, Borana Ajazi.

Ndryshimet në ligj synojnë të rregullojnë format e reja të transmetimit dhe ritransmetimit në mjedisin digjital dhe forcon bashkëpunimin institucional, përfshirë edhe me autoritetet e vendeve të Bashkimit Europian.

Maqedoni4 minutes ago

E kërcënoi kryetarin e Sarajit për projektin e rrethrrotullimit, tani i kërkon falje publike

Maqedoni13 minutes ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme22 minutes ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni29 minutes ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme35 minutes ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri36 minutes ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë41 minutes ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme41 minutes ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kosovë41 minutes ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Maqedoni42 minutes ago

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Kosovë43 minutes ago

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Lajme2 hours ago

Foto historike e qershorit 1999: Hashim Thaçi dhe Arbën Xhaferi në helikopterin gjerman duke parë Kosovën e lirë

NA NDIQ NË FACEBOOK