Connect with us

Maqedoni

Kërkohej për ‘vjedhje të rëndë’, 29-vjeçari arrestohet sapo mbërrin në Aeroportin e Shkupit

Publikuar

Policia në Aeroportin e Shkupit ka arrestuar një 29-vjeçar nga fshati Toplicë i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg.

Arrestimi është bërë më 21 shtator, rreth orës 12:30, gjatë hyrjes së tij në vend në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Sipas policisë, ndaj I.Ç. ishte lëshuar urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit prej dy vjetësh burg, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit, 29-vjeçari është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK