Connect with us

Lajme

Kasami: Krerët e UÇK-së janë dënuar me dëshmi nga Beogradi

Publikuar

Deklarimet e fundit të ministrit të Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, për sa i përket dënimeve të shqiptuara ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë, janë bërë në kontekst të prezumimit të pafajësisë, përderisa aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm, përcjell tetova1

Kështu deklaroi njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami.

Sipas tij, dënimi i krerëve të UÇK-së është bërë me dëshmi nga Beogradi dhe një dënim i tillë është i papranueshëm.

Kasami sqaroi se ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, komentet i ka bërë në kuadër të interpretimeve ligjore sa i përket prezumimit të pafajësisë, përkatësisht parimit se, derisa një person të mos jetë dënuar përfundimisht në të gjitha instancat e drejtësisë, ai nuk mund të konsiderohet fajtor./tetova1.mk

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK