Connect with us

Shqipëri

Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Publikuar

Kamza është zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi.

Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore.

Eksplozivi ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari të identifikuar si Mariglen Lala, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Lala rezulton të ketë qenë i arrestuar më parë për vjedhje dhe grabitje banesash e biznesesh.

Gjithashtu përveç hakmarrjes hetohet edhe për një mesazh paralajmërues ndaj shënjestrës.

“Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, informon Policia.

NA NDIQ NË FACEBOOK