Maqedoni
Janevska: Mbi 1.700 mësues trajnohen për përdorimin e duhur të inteligjencës artificiale

Mbi 1.700 mësues të arsimit fillor dhe të mesëm do të trajnohen për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në procesin mësimor, njoftoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Rreth 1.000 mësues tashmë kanë përfunduar trajnimin, ndërsa këtë vjeshtë procesi do të vazhdojë me 700 të tjerë, në bashkëpunim me FINKI-n, FEIT-in dhe sektorin privat.
Janevska tha se mësuesit mësojnë përdorimin e IA-së për përgatitjen e materialeve, prezantimeve dhe testeve, ndërsa nxënësit nxiten ta përdorin teknologjinë për zhvillimin e mendimit kritik e kreativ, si dhe për dallimin e lajmeve të rreme dhe verifikimin e fakteve.
Ministria synon gjithashtu që nga viti i ardhshëm të gjitha proceset administrative të jenë plotësisht të digjitalizuara.

















