Lajme
Izet Curri: Shqiptarët e Shkupit e kanë humbur identitetin, janë turkofilë ose arabofilë

Dizajneri shqiptar, Izet Curri, ka kritikuar humbjen e identitetit shqiptar në Shkup, duke vlerësuar se shqiptarët e kryeqytetit kanë ndikime të ndryshme kulturore, krahasuar me shqiptarët e Tiranës dhe të Kosovës.
“Shqiptarët e Tiranës e kanë influencën italiane, shqiptarët e Kosovës pak orientale, pak amerikane, ndërsa shqiptarët e Shkupit janë turkofilë ose arabofilë, sikur të ishin ndonjë shtet arab”, u shpreh Curri.
“Në Shkup njerëzit e kanë humbur identitetin e vet shqiptar. Unë nuk e njoh më Shkupin”, tha Curri në emisionin “Troç”, duke shtuar se ai gjithashtu i takon fesë islame.
Videoja e plotë












