Lajme
Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka vlerësuar publikisht dëshminë e ish-luftëtarit Fadil Pushkolli për korrektësinë dhe respektin e treguar nga pjesëtarët e Policisë së Maqedonisë së Veriut.
Iseni tha se kjo qasje duhet të jetë karakteristikë e policisë dhe institucioneve, duke theksuar profesionalizmin, respektin dhe trajtimin dinjitoz të çdo qytetari.
“E vlerësoj sinqerisht këtë dëshmi të ish-luftëtarit Fadil Pushkolli për korrektësinë dhe respektin e shfaqur për profesionalizmin e pjesëtarëve të Policisë së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Iseni.
Ai shtoi se këto janë vlerat për të cilat, sipas tij, po punohet çdo ditë.
“Faleminderit për fjalët dhe vlerësimin. Këto janë vlerat për të cilat po punojmë çdo ditë”, ka deklaruar Iseni.



















