Lajme
Interesimi për banesa, drejtori i Kadastrës: Ja lokacionet më tërheqëse

Drejtori i Kadastrës, Ivan Zhivkovski, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2, tha se Qendra, Aerodromi dhe Karposhi vazhdojnë të jenë ndër komunat më tërheqëse për blerësit e banesave në Shkup.
Sipas tij, edhe komunat e tjera janë relativisht të kërkuara, ndërsa veçoi Butelin dhe Çairin si zona disi më pak atraktive krahasuar me komunat e tjera.
Sipas raportit vjetor të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, vitin e kaluar u shitën gjithsej 7.707 banesa, një rënie krahasuar me vitin paraprak, kur numri arriti në 8.018.
Sa i përket shpërndarjes territoriale, kryeson Komuna e Aerodromit, me 297 apartamente të shitura në tremujorin e dytë.













