Connect with us

Kosovë

Inspektorati i Tregut intensifikon “aksionin” në tekstil– në fokus çmimet, uljet dhe abuzimet me konsumatorët

Publikuar

Në kuadër të planit të punës, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar inspektimet në dyqanet e tekstilit, me fokus në respektimin e rregullave që ndërlidhen me tregtinë, produktet dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Gjatë inspektimeve po kontrollohen dokumentacioni i biznesit, faturat dhe origjina e mallrave, çmimet, etiketimi i veshjeve, deklarimi i produkteve, promocionet dhe uljet, si dhe kushtet e shitjes dhe të kthimit të produkteve.

‘’Duke marrë parasysh se gjatë muajit shtator qytetarët shfaqin interesim të shtuar për blerjen e veshjeve për sezonin e vjeshtës, ndërsa shumica e bizneseve të tekstilit zhvillojnë aksione promocionale, IQMT e konsideron të domosdoshëm intensifikimin e inspektimeve gjatë sezoneve të veçanta të vitit, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së konsumatorëve nga praktikat e padrejta dhe abuzimet e mundshme.Fokus i veçantë gjatë këtyre inspektimeve po i kushtohet verifikimit të çmimeve, përkatësisht nëse produktet kanë çmime të shënuara qartë dhe nëse çmimi i aplikuar në arkë përputhet me çmimin e ekspozuar ose me çmimin e promovuar përmes aksioneve promocionale.Inspektimet lidhur me dokumentacionin e biznesit, faturat, deklaracionet dhe çmimet e produkteve të tekstilit do të përfshijnë edhe bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e shitjes online’’ thuhet në njoftim.

IQMT, përmes inspektimeve të rregullta dhe aksioneve të veçanta, u garanton konsumatorëve se do të adresojë çdo ankesë të tyre. Ankesat mund të raportohen përmes platformës online për konsumatorë në Viber, në numrin +383 (0) 46 311 000, si dhe përmes adresës elektronike [email protected].

NA NDIQ NË FACEBOOK