Connect with us

Kosovë

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave, Gara: Nuk janë nga gërmimet në veri

Publikuar

më

Janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Gara ka deklaruar për RTK-në se mbetjet e identifikuara nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”.

Ky grup ishte në fokus të gërmimeve të fundit në Zubin-Potok.

Sipas Garës, mbetjet e dy personave janë gjetur në një lokacion tjetër dhe nuk kanë të bëjnë me gërmimet e zhvilluara në veri të Kosovës.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave.

NA NDIQ NË FACEBOOK