Connect with us

Lajme

Hoxha vizitoi fermerin e ri Selim Zejneli në Prespë

Publikuar

më

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, gjatë vizitës së tij në rajonin e Prespës, u takua me fermerin e ri Selim Zejneli nga rrethina e Resnjës, i cili është shpallur nga Komuna e Resnjës si bujku i ri më i mirë i vitit.

Zejneli zhvillon disa aktivitete bujqësore. Ai posedon plantacione me mollë, kultivon duhan dhe merret me blegtori, ndërsa së fundmi ka filluar edhe me funksionimin e një pike private për grumbullimin e prodhimeve bujqësore.

Gjatë takimit u bisedua për punën e tij, kushtet me të cilat përballen fermerët e rinj, si dhe për mundësitë për zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të prodhimit.

Zëvendësministri Hoxha theksoi se angazhimi i të rinjve në bujqësi dhe iniciativat që lidhin prodhimin me grumbullimin dhe plasmanin e produkteve janë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe ekonomisë lokale.

“Është kënaqësi të takosh të rinj që kanë vendosur të punojnë dhe të investojnë në bujqësi. Selimi është një shembull i mirë se si puna dhe iniciativa mund të krijojnë perspektivë në vendin ku jetojmë”, theksoi Hoxha.

NA NDIQ NË FACEBOOK