Connect with us

Lajme

Hoxha në “EU for Prespa”: Investimi në bujqësi moderne është investim në të ardhmen e Prespës

Publikuar

më

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë sot në Resnjë në aktivitetin e organizuar në kuadër të projektit “EU for Prespa”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe lokale.

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi rëndësinë e mbështetjes së drejtpërdrejtë për fermerët përmes njohurive, pajisjeve moderne, sistemeve më efikase të ujitjes dhe teknologjive të reja.

“Prespa po tregon se mund të prodhojmë më mirë, të përdorim në mënyrë më efikase resurset dhe njëkohësisht të mbrojmë natyrën. Synimi ynë është që praktikat e suksesshme të zhvilluara këtu të shërbejnë si model edhe për rajone të tjera bujqësore në vend”, theksoi Hoxha.

Aktiviteti përkon me fillimin e sezonit të vjeljes së mollës në Prespë. Hoxha u uroi pemëtarëve vjelje të mbarë, prodhim cilësor dhe që puna e tyre gjatë gjithë vitit të vlerësohet siç duhet.
Në kuadër të projektit, fermerët e Prespës mbështeten me trajnime, mentorim, pajisje dhe teknologji moderne, sisteme të avancuara të ujitjes dhe masa për menaxhim më efikas të tokës dhe ujit.

Projekti “EU for Prespa” synon mbrojtjen e resurseve natyrore, modernizimin e bujqësisë dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike për komunitetin lokal.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK