Connect with us

Lajme

Hoxha: Mavrova pret ngjarje historike për peshkimin sportiv

Publikuar

Mavrova këto ditë është nikoqire e një ngjarjeje të rëndësishme për peshkimin sportiv, pasi për herë të parë në Maqedoni po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshkimit Sportiv të Krapit.

Në kampionat marrin pjesë garues nga 33 shtete dhe katër kontinente – Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, tha se organizimi i këtij eventi përbën një promovim të rëndësishëm për Mavrovën, bukuritë natyrore të vendit dhe zhvillimin e turizmit sportiv e ekologjik.

Sipas tij, Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Federatën e Peshkimit, Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë dhe Parkun Nacional Mavrovë, ka qenë e përfshirë në përgatitjet dhe mbështetjen e kampionatit.

Hoxha në këtë aktivitet ka marrë pjesë së bashku me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina, si dhe përfaqësuesin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Besim Bafqari.

Të gjithë garuesve u dëshiroj peshkim të mbarë, grepa plot dhe shumë sukses!”, ka shkruar Hoxha.

NA NDIQ NË FACEBOOK