Connect with us

Lajme

Hoxha ia përmend izolimin e sanksionet, Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka pasë pozicion më të mirë ndërkombëtar se në këto 6 vjet

Publikuar

më

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Kosova asnjëherë nuk ka pasur pozicion më të mirë ndërkombëtar.

Ajo tha së këtë e vëren nga qasja që ndërkombëtaret kanë ndaj ekipeve kosovare nëpër ngjarje të ndryshme ndërkombëtare.

“Kosova nuk ka pasur ndonjëherë pozicion më të mirë sesa në këto 6 vitet e fundit, e vërej këtë edhe me prezencën e delegacionëve tona nëpër evente të ndryshme ndërkombëtare, qasjen që përfaqësuesi e kanë pasur me ekipet e Kosovës”, ka thënë ajo.

Por, analisti Dibran Hoxha ia përmendi faktin që Kurti nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë.

“Cila është vizita e Albin Kurtit në Shtëpinë e Bardhë, apo ndonjë vizitë tjetër. Ju si shtet duheni me pas një qasje tjetër”, ka thënë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK