Connect with us

Kosovë

Haxhiu: Çlirimi i Kosovës nuk ishte fundi, por fillimi i ndërtimit të një policie të fortë

Publikuar

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në ceremoninë solemne për shënimin e 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, Haxhiu ka kujtuar edhe themelimin e këtij institucioni dhe rrugëtimin e tij nga 176 kadetët e parë deri te mbi 9 mijë zyrtarë policorë.

“Çlirimi i vendit nuk ishte fundi i rrugës, por fillimi i ndërtimit të një policie të fortë të Kosovës, që do të mbronte qytetarët dhe do të garantonte sundimin e ligjit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka përmendur 6 shtatorin e vitit 1999, kur në Vushtrri nisi trajnimi i gjeneratës së parë të kadetëve të Policisë së Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK