Connect with us

Maqedoni

Gostivar: Arrestohet 41-vjeçari, dyshohet se sulmoi nënën e tij nën ndikimin e alkoolit

Publikuar

Një 41-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pas denoncimit se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 63-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime.

Sipas policisë, ngjarja është raportuar më 22 shtator, ndërsa H.F. dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë familjare ka hedhur në drejtim të nënës së tij mjete të mprehta dhe sende të tjera shtëpiake.

Zyrtarët policorë të DPB Gostivar e kanë privuar nga liria 41-vjeçarin rreth orës 00:05. Gjatë procedurës policore atij i janë matur 1,54 promil alkool.

I dyshuari është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

NA NDIQ NË FACEBOOK