Lajme
Gjest i Murtezanit për vendlindjen: Do të kontribuoj çdo muaj nga paga ime për stadiumin e Sfillares

Zv. sekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka bërë të ditur se çdo muaj do të ndajë një pjesë të pagës së tij për riparimin dhe përmirësimin e stadiumit të Sfillares, në Juri.
Murtezani, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, tha se ka marrë vendim personal që të kontribuojë financiarisht për rikthimin e stadiumit në funksion.
Ai tha se çdo muaj do të realizohet nga një ndërhyrje, sado e vogël, me qëllim që stadiumi të jetë sërish në dispozicion të fëmijëve dhe të rinjve për aktivitete sportive.
“Ky është kontributi im për vendin tim dhe për fshatin tim”, u shpreh Murtezani.














