Connect with us

Kosovë

Gjendet i vdekur një person në Jelloc të Klinës

Publikuar

më

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Jelloc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se vdekjen e viktimës e konstatoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot, më datë 29.09.2026, rreth orës 06:20, Policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova.

Zëdhënësi shtoi se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe po hetohet nga organet kompetente.

NA NDIQ NË FACEBOOK