Connect with us

Kosovë

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Publikuar

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim Sejdiun për President.

Geci tha se në këto rrethana të krijuara brenda Grupit Parlamentar të LDK-së, do të ishte në të mirën e Kosovës që Anton Quni të jetë kandidat për President.

“Besoj se edhe grupi parlamentar i AAK-së do të qëndronte në sallë dhe do ta mbështeste një kandidaturë të tillë.Është e kuptueshme që ish-ministrat e Qeverisë së Avdullah Hotit tani ta kenë të vështirë të votojnë për president një person që ka votuar për rrëzimin e asaj qeverie. Nëse jemi të sinqertë dhe e themi hapur, askush nuk e voton lehtë dikë që dikur ka votuar kundër tij” shkruan Geci.

Ai tha se Quni është kandidati i vetëm që do t’i shmangte zgjedhjet e reja në Kosovë.

Reagimi i plotë:

NA NDIQ NË FACEBOOK