Connect with us

Lajme

Feti Abazi, shpalos rrugicat e përfunduara në Kamjan, Pallçisht, Kallnik dhe Sellarcë: “Vazhdojmë me ritëm të pandalshëm”

Publikuar

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka vazhduar shpalosjen e përfundimit të rrugicave, kësaj here në fshatrat Kamjan, Pallçisht, Kallnik e deri në Sellarcë. Si dhe ka theksuar, se intensiteti i punëve, do vazhdojë me ritëm të pandalshëm, edhe në stinën e vjeshtës.

Postimi i plotë nga Feti Abazi, në FB:

“Nga punët në terren!

Sot ju sjellim disa pamje nga rrugicat e përfunduara në Kamjan, Pallçisht, Kallnik dhe Sellarcë, të realizuara në kuadër të Programit të Rrugëve të Komunës së Bogovinës, me participimin e qytetarëve.

Punët vazhdojnë në çdo lagje, me përkushtim dhe ritëm të pandalshëm”, ka përfunduar, ai.