Connect with us

Lajme

Elezi: Opozita nuk ka kauzë, mundohet të përfitojë politikisht përmes protestave për ish krerët e UÇK-së

Publikuar

më

Përfaqësuesi i VLEN-it, Amir Elezi, ka deklaruar në emisionin “Click Plus” në TV21 se VLEN është thellësisht i indinjuar me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së.

“Qëndrimi i VLEN-it është se jemi thellë të indinjuar nga vendimi i Gjykatës së Hagës për ish krerët e UÇK-së. Vlerësojmë se është vendim i padrejtë, marrë parasysh se lufta e popullit shqiptar ka qenë luftë e rezistencës dhe çlirimtare”, tha Elezi.

Duke folur për protestën e mbajtur në Shkup, Elezi tha se sipas VLEN-it, organizimi kishte karakter politik dhe synime politike.

“U pa se është një organizim politik për qëllime politike, duke pasur parasysh se ne jemi në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që mbahen padrejtësisht në Hagë”, deklaroi ai.

Elezi kritikoi edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke ngritur pretendime lidhur me rolin e tij në procesin e krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Misteri i dëshmisë së Ahmetit në zyrat e EULEX-it

“Duhet të dimë që disa nga eksponentët që u panë në protestë, sidomos Ali Ahmeti ka qenë ndër të parët që ka lobuar të votohet Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, është misterioze pjesa ku ai ka dëshmuar për orë të tëra në zyrat e EULEX-it për nevojat e kësaj gjykate dhe në fund të jesh organizator për përfitime politike në kurriz të një fatkeqësie kombëtare që u ndodh ish krerëve të UÇK-së”, u shpreh Elezi.

Sipas tij, VLEN nuk do të bëhet pjesë e organizimeve që siç pretendon ai, shfrytëzojnë politikisht çështjen e ish krerëve të UÇK-së.

“Sigurisht nuk do të bëhemi pjesë e kësaj dhe i përkrahim të gjitha llojet e organizimit që shprehin revoltën dhe pakënaqësinë që e kemi edhe ne për vendimin e Gjykatës Speciale”, u shpreh Elezi.

Ai akuzoi gjithashtu opozitën se nuk ka një kauzë të qartë politike dhe se, sipas tij Ali Ahmeti po përpiqet të fitojë pikë politike përmes protestave.

“E shohim që opozita nuk ka një kauzë për të cilën lufton dhe në mungesë të kësaj, Ahmeti mundohet të fitojë pikë politike duke u spikatur në kësi lloj organizimesh. E dimë shumë mirë se Ahmeti është organizator i këtyre dhe mundohet të fitojë politikisht nga dhembja e popullit shqiptar dhe nga fatkeqësia ndaj ish krerëve të UÇK-së”, përfundoi Elezi.

Lajme38 minutes ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni2 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri2 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme3 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni5 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri5 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme6 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni7 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri8 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme9 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme9 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

NA NDIQ NË FACEBOOK