Connect with us

Kosovë

Dyshohen për vjedhje të rëndë në hapësirat e ‘Trepçës’, arrestohen tre persona

Publikuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e tre personave që dyshohen për dy raste të vjedhjes së rëndë.

Nga hetimet e zhvilluara dhe provat e siguruara dyshohet se të arrestuarit, në bashkëveprim janë të përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë  të ndodhura disa muaj më parë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça” në Mitrovicë.

Njoftimi:

Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste te vjedhjes së rëndë

Mitrovicë e Jugut, 10 shtator 2026

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas një pune hetimore të zhvilluar dhe sigurimit të provave dhe dëshmive relevante, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale-Vjedhje e rëndë.

Si pjesë  e hetimeve policor janë realizuar edhe  bastisje në disa lokacione, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuarit, ndërsa në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një automjet me rimorkio dhe dëshmi të tjera relevante.

Nga hetimet e zhvilluara dhe provat e siguruara dyshohet se të arrestuarit, në bashkëveprim janë të përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë  të ndodhura disa muaj më parë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça” në Mitrovicë.

Tre të dyshuarve,  pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa  ndalim për 48 orë.

NA NDIQ NË FACEBOOK