Connect with us

Lajme

Durmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonale

Publikuar

më

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi mori pjesë në Forumin e Dytë Ndërkombëtar Investues të Azerbajxhanit – AIIF 2026, në panelin „Rebuilding Trust in a Fragmented World: Azerbaijan as a Strategic Gateway Between Regions“.Durmishi theksoi se në kushtet e pasigurisë ekonomike dhe gjeopolitike globale, Maqedonia e Veriut po ndërton rritjen ekonomike përmes investimeve, reformave strukturore, sigurisë energjetike dhe thellimit të integrimit rajonal dhe evropian.“Në kohë pasigurie globale, nuk duhet të tërhiqemi nga cikli i investimeve. Përkundrazi, duhet të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, energjetikë, digjitalizim, kapital njerëzor dhe kapacitete prodhuese”, porositi Durmishi.Ai para investitorëve theksoi pozitën gjeografike të vendit në Korridoret 8 dhe 10, zonat industriale, industrinë e zhvilluar automobilistike dhe qasjen në më shumë se 650 milionë konsumatorë përmes marrëveshjeve tregtare.”Mos e shikoni Maqedoninë e Veriut vetëm si treg të vogël vendor. Konsiderojeni atë si platformë të prodhimit, eksportit dhe rajonale”, theksoi ministri.Durmishi theksoi se prioriteti i Qeverisë është tërheqja e investimeve me vlerë të shtuar më të lartë, të cilat sjellin teknologji dhe njohuri të reja, hapin vende pune me paga më të mira dhe lidhin kompanitë vendore me zinxhirët globalë të vlerës.Lidhur me lëvizjet ekonomike, ministri theksoi se ekonomia në tremujorin e dytë të vitit 2026 shënoi rritje prej 4,3 për qind, gjë që, siç theksoi ai, është sinjal shtesë për rezistencën dhe potencialin e ekonomisë së Maqedonisë.

Advertisement
Maqedoni19 minutes ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri49 minutes ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme2 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni3 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri3 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme5 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni6 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri6 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme7 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni9 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri9 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme10 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

NA NDIQ NË FACEBOOK