Connect with us

Kosovë

Dogana zbulon në Aeroport barna për dobësim të deklaruara me përshkrim të rremë

Publikuar

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në Zyrën e Doganimit të Brendshëm në Aeroport.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, zyrtarët doganorë dyshuan për përshkrimin e mallit të deklaruar si “Polycarboxylate Superplasticizer”.

Pas kontrollit fizik të pakos, u konstatua se në të ndodheshin produkte medicinale të destinuara për dobësim.

Sipas Doganës, këto produkte nuk ishin të aprovuara për qarkullim në treg, ndërsa për importimin e tyre kërkohet leje nga Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale.

Vlera e mallit është 1,775.90 euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat. Dogana ka vlerësuar se pala ka tentuar t’i shmanget kontrollit dhe procedurave doganore duke ndryshuar përshkrimin e mallit dhe duke deklaruar të dhëna të pasakta.

Për rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në pajtim me legjislacionin në fuqi, ndërsa veprimet e palës janë trajtuar si kundërvajtje doganore.

NA NDIQ NË FACEBOOK