Connect with us

Kosovë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

Publikuar

Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, vëmendja kalon tërësisht te Paneli i Apelit. Në historinë e drejtësisë ndërkombëtare penale, rasti më i njohur i përmbysjes së një dënimi të tillë mbetet ai i gjeneralit kroat Ante Gotovina.

Trupi Gjykues shpalli fajtorë katër të akuzuarit për krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për të gjitha akuzat për krime kundër njerëzimit, duke i dënuar, Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimin 13 vjet burgim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Precedenti Ante Gotovina: Sa zgjati dhe si u përmbys?

Ante Gotovina

Paralelja më e shpeshtë që sillet me Hagën lidhet me procesin e gjeneralit kroat Ante Gotovina para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Në dënimin në Shkallë të Parë (15 prill 2011), Gotovina u dënua me 24 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë operacionit “Stuhia” (Oluja).

Kohëzgjatja e Apelit

Nga shpallja e dënimit e deri te vendimi përfundimtar kaluan saktësisht 1 vit e 7 muaj (19 muaj).

Në aktgjykimin e Apelit (16 nëntor 2012), paneli i Apelit e shpalli Gotovinën plotësisht të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Vendimi u mor me një shumicë të ngushtë votash, 3 me 2, ku gjyqtarët e Apelit konstatuan gabime thelbësore në standardet që Shkalla e Parë kishte përdorur për të provuar fajësinë e tij.

Rruga dhe afatet që e presin mbrojtjen e UÇK-së në Apel

Procesi i ankesës në Dhomat e Specializuara ndjek disa faza dhe afate të përcaktuara me rregullore.

Tridhjetë ditë është afati nga marrja e aktgjykimit të plotë me shkrim, kohë kur mbrojtja dhe prokuroria duhet të dorëzojnë njoftimin për ankesë.

Më pas duhen gjashtëdhjetë ditë që të dorëzohet dosja e plotë me të gjitha argumentet me shkrim.

Më pas vijnë seancat dëgjimore ku paneli i Apelit i përbërë nga tre gjyqtarë cakton seancën ku dëgjohen gojarisht palët. Apeli nuk rishqyrton dëshmitarët nga e para, por shqyrton vetëm gabimet në zbatimin e ligjit ose gabimet e rënda faktike.

Për shkak të vëllimit të dosjes, vendimi i prerë i Apelit mund të zgjas deri në 2 vjet.

Lajme41 minutes ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë53 minutes ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë3 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri5 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri8 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë9 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri10 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë10 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni10 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë11 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

Kosovë11 hours ago

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK