Lajme
Çmimet e larta të banesave, Nuhi Aliu: Materialet dhe parcelat ndërtimore rrisin çmimet e banesave

Rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave. Kështu deklaroi afaristi Nuhi Aliu në emisionin “Pas Numrave”.
Sipas Aliut, përveç materialeve ndërtimore, në rritjen e çmimeve të banesave ndikon edhe shtrenjtimi i parcelave ndërtimore, e cila përdoret për ndërtimin e objekteve të banimit.
Ai theksoi se rritja e kostove të ndërtimit dhe e çmimit të tokës janë ndër faktorët që ndikojnë në çmimin përfundimtar të banesave.















