Connect with us

Lajme

Çmimet e banesave në rrjetet sociale, drejtori i Kadastrës apelon për kujdes

Publikuar

më

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me ofertat për banesa që publikohen në rrjetet sociale dhe platformat online, pasi jo të gjitha informacionet mund të pasqyrojnë gjendjen reale në treg.

Këtë apel e ka bërë drejtori i Kadastrës, Ivan Zhivkovski, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2. Ai theksoi se në agregatorët më të njohur online mund të hasen oferta për patundshmëri që nuk janë të regjistruara në tregun e patundshmërive.

Sipas Zhivkovskit, informacionet që publikon Kadastra për opinionin janë të përpunuara, ndërsa qytetarët duhet t’i verifikojnë të dhënat para se të marrin vendim për blerjen e një patundshmërie.

NA NDIQ NË FACEBOOK